Hetimi për Agim Kajmakun, Prokuroria i dërgon kërkesën urgjente PD

0
287

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon zyrtarisht Partisë Demokratike të vendosë në dispozicion çdo material që zotëron për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.

Kërkesa ka ardhur nga Njësia e Dekriminalizimit të organit të akuzës, e cila pasi ka pranuar të nisë hetimet për akuzën e ngritur nga PD-ja se Kajmaku është dënuar në Greqi për falsifikim parash dhe se për t’i shpëtuar drejtësisë ndërroi identitet në Jorgo Toto. Për të tepër, partia më e madhe opozitare pretendon se Kajmaku ka falsifikuar dhe formularin e dekriminalizimit duke mos paraqitur të dhënat për dënimin e tij në Greqi.

 Ndërkohë, që Prokuroria i ka kërkuar Kajmakut të paraqesë shenjat e gishtërinjve për të kryer verifikimin e të dhënave.

Selia blu akuzon kryeministrin Rama dhe kryeprokuroren Arta Marku se po mbrojnë me heshtjen e tyre kryebashkian fitues të zgjedhjeve të 30 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here