Delegacioni gjerman me në krye nënkryetaren e CDU/CSU, Katja Leikert duket se nuk do t’i mbyllë takimet në Tiranë vetëm me pritjen në zyrë nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Burime të politiko bëjnë me dije se pas bisedës ‘kokë më kokë’ me kryedemokratin Basha, zyrtarja e lartë gjermane do të pasojë takimet e saj edhe në zyrën e presidentit Ilir Meta dhe të kryeministrit Edi Rama. Sipas të njëjtave burime, takimi i sotëm i nënkryetares së CDU-CSU, me kryetarin e PD Partisë është pjesë e përpjekjeve të gjermanëve për zgjidhjen e krizës politike në Tiranë.