Prej disa ditësh në media ishte aluduar se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Çifti i njohur reagoi ditën e djeshme nëpërmjet disa postimeve në Instagram. Shkëlzeni shpërndau një foto me Arminën dhe në përshkrim të saj shkruante: ‘Për ‘dashamirësit.”
Ndërkohë që po ashtu edhe Armina publikoi një foto me djalin e ish kryeministrit dhe pranë saj shkroi: “Hakuna Matata”, duke lënë të kuptohej se do të jenë përgjithmonë bashkë.
Por të shumta ishin komentet në postimet e tyre dhe njëri prej fansave i ka shkruar Arminës: “Ça është ky mashkull kaq i dashuruar moj aman aman që s’po gjen kohë të martohet.”, një koment ky që ka tërhequr vëmendjen e Arminës e cila menjëherë i ka dhënë një përgjigje.
“Martesa jo gjithmonë përkufizon dashurinë”, ja kthen Armina ndërkohë që fansi e pyet: “Por ti e dëshiron atë dhe ajo gjë të bën të lumtur. Nqs ai s’mendon për lumturinë tënde dashuri është?”,
“Më fal në cilin moment lumturia është martesa??? Sigurisht që është gjë e bukur por përpara e kemi”, ka thënë ajo duke i mbyllur gojën.