Ndizet tensioni mes dy vendeve/ Rusia reagon ashpër pas raketës Kruz të SHBA

0
335

Rusia kritikoi të martën Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një prove me raketë kruz, prodhimi dhe përdorimi i së cilës deri tre javë më parë ndalohej bazuar në një traktat armësh mes dy vendve.

“Shtetet e Bashkuara qartësisht kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit të tensioneve ushtarake”, tha sot zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Por zoti Ryabkov tha se megjithatë Rusia nuk do të bëhej pjesë e një “garë të kushtueshme armatimesh”. Komente të tij u bënë një ditë pasi Pentagoni njoftoi kryerjen e kësaj prove.

Raketa e lëshuar të dielën në ishullin San Nicolas të Kalifornisë “goditi me preçizion objektivin e saj pas më shumë se 500 kilometrash fluturim”, thuhej në një njoftim të Pentagonit

Më parë Shtetet e Bashkuara nuk mund të prodhonin raketa tokësore të afta për të përshkruar një gjatësi nga 500 në 5.500 kilometra për shkak të Traktatit të Forcave Bërthamore të Raketave me Rreze të Mesme Veprimi (INF), një pakt nënshkruar me Rusinë i cili daton disa dekada m parë.

Uashingtoni u tërhoq nga ky pakt më 2 gusht, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kryera përgjatë disa viteve.

Pentagoni theksoi se raketa ishte e aftë që të mbante një ngarkesë konvencionale dhe jo armë bërthamore.

Sekretari i ri i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë se nëse ushtria amerikane prodhon një sistem raketor plotësisht tokësor, ai do të donte që raketat konvencionale amerikane me rreze të mesme veprimi të diskolohen në Azi./voa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here