Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha sot se kërkesa e kryeministrit britanik Boris Johnson për heqjen e ndalesës kufitare të Brexit në Irlandë, erdhi pa “alternativa reale” prandaj është e papranueshme. Tusk po përgjigjej ndaj letrës së dërguar prej Johnson ku kërkohej një politikë sigurimi për të ruajtur kufijtë e hapur brenda ishullit të Irlandës pas largimit të Britanisë nga BE. “Ndalesa kufitare është e vetmja siguri për të evituar ndarjen e plotë në ishullin e Irlandës, për sa kohë nuk një zgjidhje reale alternative. Ata që janë kundër saj dhe nuk propozojnë alternative reale në fakt po propozojnë rivendosjen e kufijve, edhe pse nuk e pranojnë këtë,” tha Tusk në argumentimin e tij. Komentet e tij u mbështetën dhe nag ekzekutivi i BE, Komisioni Evropian, të cilët thanë se ndalesa është e vetmja rrugë e pranuar nga pararendësja e Johnson, Theresa May për të evituar vendosjen e kontrolleve të plota kufitare. “Në letër nuk jepet asnjë zgjidhje funksionale për të parandaluar kthimin e kufijve. Pozita jonë për këtë është e ditur dhe e pranuar nga të dyja palët”, tha zëdhënsja e KE, Natasha Bertaud për gazetarët.