Topalli “shpërthen” ndaj Bashës: Falë tij Rama është ende në qeveri, shkretoi PD dhe e kthehu kundër Perëndimit, përgjegjës dhe për Pjetrin

0
334

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shpërthyer ditën e djeshme në sulme dhe akuza shumë të forta në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha. Topalli u shpreh se Edi Rama vijon të jetë ende në pushtet për shkak të Bashës, ku shtoi se ai i dorëzoi në tavolinë edhe 61 bashkitë e vendit. Ish kryetarja e Kuvendit ngarkon me përgjegjësi kryeopozitarin edhe për Valdrin Pjetrin, pasi sipas saj, nëse PD do të kishte marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, PS nuk do të kishte marrë drejtimin e Bashkisë Shkodër asnjëherë. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, Topalli e akuzoi Bashën për bojkotin e Parlamentit dhe për listën e deputetëve që ai hartoi në 2017 dhe që pas bojkotit të PD janë sot pjesë e Kuvendit. “Po të mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do të ishte sot kryeministër, por do ishte rrëzuar 100 herë dhe vendi do kishte një tjetër qeverisje. Po të mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do kontrollonte të gjithë pushtetin vendor; lista e deputetëve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim parë të zëvendësohen beteja politike me luftë vezësh pulash dhe sot nuk do shikonim të uleshin në karrigen e Kuvendit figura komike dhe të padenja për atë që duhej të ishte altari i demokracisë. Po të mos ishte Lulzimi, deputetët e PD mund të ishin dinjitozë, do ishin në Parlament duke përfaqësuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, duke bërë beteja politike për një ekonomi më të mirë dhe një jetë më të sigurt”, tha Topalli.

Basha kundër Perëndimit

Më tej, ish kryetarja e Kuvendit iu drejtua drejtpërdrejt Lulzim Bashës, ku u shpreh se të rinjtë nuk mund të kenë model një person që ktheu kundra gjithë Perëndimin, i dha Ramës mandatin e dytë për 14 milionë euro të pallatit të tij, duke e çuar partinë në humnerë, shqiptarët në dëshpërim dhe të rinjtë drejt rrugëve të botës. “Është i vetmi rast në botë, që kur pakënaqësia ndaj qeverisë rritet në kulm, kryetari i opozitës zbret në kulm. Unë nuk kam lexu as dëgju që të gjendet sot një njeri që nxjerr vetë forcën e tij politike nga sistemi, ia heq karriget e Parlamentit, e hedh jashtë çdo bashkie e Këshilli Bashkiak e për veten të vazhdojë të mbajë karrigen e tij. Unë nuk besoj se PD-së i është mpirë nervi politik. Nuk besoj se demokratët janë të lumtur dhe aq më pak që të konfirmohen me tradhtinë që i bëri njeriu që vetëm i gënjeu. Nuk besoj se të rinjtë kanë model, njeriun që bëri gjithë Perëndimin kundra, që i dha mandatin e dytë Ramës për 14 milionë euro të pallatit të tij, që dogji çdo përfaqësim të PD në nivel qendror e lokal me premtimin e rremë për qeveri transitore e largimin e Ramës; që duke qenë në opozitë e çoi partinë në humnerë, shqiptarët i çoi në dëshpërim dhe të rinjve i dha rrugët e botës”, tha Topalli.

Basha përgjegjës për Valdrin Pjetrin

Për Topallin, Basha është përgjegjësi kryesor për Valdrin Pjetrin, pasi sipas saj, nëse PD do të kishte marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjetri as në ëndërr nuk do të kishte mundësi ta shikonte karrigen e kryetarit të Bashkisë Shkodër. “Edi Rama e çoi Valdrinin në Shkodër, por mandatin për kryetar Bashkie të Shkodrës ia dhe ti Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat të djathtë, Valdrini as në ëndërr nuk shihte karrigen e kryetarit të bashkisë. Ti e fyeve Shkodrën njëlloj si Rama. Për më tepër, je tepër i vonuar në luftën kundër krimit. Në Shkodër, qytetarët prej disa muajsh, tregojnë për dyshimet e thella të së kaluarës të komprometuar të Valdrinit. Por ti për muaj nuk fole. Ashtu siç nuk fole për vite për Mark Frrokun e kompaninë e tij. Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin që i bërë PD me vendimet tuaja personale anti-demokratike, që i more vetëm për të mbrojtur karrigen tënde”, u shpreh Topalli.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here