Dosja “Hajdari”, Krimet e Rënda marrin vendimin për Izet Haxhinë (Çfarë pritet të ndodhë në 6 shtator?)

0
360

Gjykata Penale e Tiranës rrëzoi kërkesën për lirim të Izet Haxhië, ish-truprojës së presidentit Sali Berisha, të akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në ’98-ën, i cili me vetëdorëzimin në autoritetet shqiptare pas 20 viteve në Turqi, kërkoi rigjykim të çështjes. Pas këtij vendimi, Izet Haxhia u revoltua në sallën e gjyqit duke akuzuar sistemin e drejtësisë se është i kapur nga politika dhe se gjyqtarët janë shërbëtorë të Berishës.

Në një prononcim për gazetarët në përfundim të seancës, një nga avokatët e Izet Haxhisë, tha se nëse drejtësia nuk gjendet në Shqipëri, atëherë do ta kërkojnë të drejtën në gjykatat evropiane.

“Sot ka qenë një hap që na kujton ato gjykime që janë bërë padrejtësisht më përpara ndaj të mbrojturit prej nesh. Janë të njohura mbi 17 vite paraburgim, dhe për këtë nuk mund të provohet. Nga 2006 dhe deri në 2010, 4 vjet masa e dënimit duke cituar ligjin turk i bie 1 me 3, pra 4 x 3 bëjnë 12. Dhe po t’i mbledhësh të gjitha privim lirie, bëjnë 25, pra nuk bëjnë aq. Por megjithatë ne kemi bërë një llogaritje që bëjnë mbi 17 vjet”, tha avokati Bashkim Nikolla.

I pyetur se a do ta apelojë këtë vendim, avokati u përgjigj: Izet Haxhia është shqiptar, por është edhe evropian. Nëse nuk bëhet gjykim nga pala shqiptare, nuk do presim të bëhet një copy-paste nga vendimmarrës ende të urdhëruar.

Pavarësisht pretendimeve të Izet Haxisë se gjatë qëndrimit në paraburgim në Turqi në total i llogariten 17 vite burg, prokuroria tha se megjtithë qëndrimin në Turqi nuk mund të bëhen më shumë se 4 vite.

Të pranishëm në gjyq nuk ishin familjarët e të ndjerit, ish-deputetit Azem Hajdari.

Izet Haxhia, i cili nuk ka pranuar asnjëherë të jetë vrasësi i Azem Hajdarit, kërkon nga gjykata të hetohet në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin me pretendimin se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik me prova e fakte të manipuluara.

Seanca e radhës do të mbahet më 6 shtator.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhiaj u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here