Shpërthimi i transformatorit në autostradë, policia zbardh ngjarjen e rëndë (SHKAKU)

0
355

Policia e Shtetit jep informacion lidhur me shpërthimin e transformatorit në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Policia njofton se janë dëmtuar 3 persona të cilët janë punonjës të firmës së rekonstruksionit që ndodhet pranë transformatorit ku ndodhi shpërthimi.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here