Çfarë kanë vendosur? Zbardhet dhe firmoset marrëveshja mes PD dhe artistëve, regjisori i njohur lexon kontratën

0
347

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme deklaroi se ka një muaji që është biseduar për një marrëveshje. Ditën e sotme Basha iu ka bashkuar artistëve, ku është zbardhur marrëveshja mes opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Marrëveshja u lexua nga salla e madhe e Teatrit nga regjisori Kastriot Çipi dhe u firmos nga  përfaqësues të Aleancës dhe Lulzim Basha.

PIKA E MARRËVESHJES

Lidhur me Teatrin Kombëtar, Aleanca shpreh vendosimërinë që të vijojë betejën për mbrojtjen e godinave.

Partia Demokratike dhe opozita do të mbështes artistët deri në fund, duke përfshirë ndërrmarjen e çdo aksioni politik.

Brenda një muaj kur opozita të jetë në qeveri, do t’i kthehet me përparësi statusi ansambli monument kulture.

Kur opozita të vijë në pushtet kompleksi do t’i nënshtrohet një reastaurimi të plotë.

Opozita do të shfuqizojë ligjin special për Teatrin Kombëtar.

Kur opozita të vijë në pushtet do të vë në përgjegjësi penale dhe politike për të gjithë ata që tentuan të grabisnin pronën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here