Pas 90 minutave tek Krimet e Rënda, Basha flet me emra dhe zbulon çfarë iu tha prokurorëve blegë: Dhashë prova të plota! Ja kush politikan duhet të ishte në burg!

0
421

Kreu demokrat Basha ka folur pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë.

“Taulant Balla duhet të ishte ne burg”, tha kreu i PD.

Basha dëshmon për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris: “Pastrimi i parave të drogës, rreziku më i madh për Shqipërinë.

Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pista të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here