Ambasada Amerikane në një postim të bërë në faqen zyrtare në Facebook ka kujtuar miratimin e reformës në drejtësi të bërë tre vite më parë.
Në një video të shkurtër, ajo fton qytetarët që të shohin dhe të kuptojnë sesi kjo reformë do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.
“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit“, shkruhet në këtë postim.