Reperi i njohur Stresi ka treguar se në burg ka qenë me të gjitha kushtet. Rrëfimi i tij për emisionin 72 Sen, na la të befesuar me atë që shpreh. Nga marijuana, tek rakia me kivi, stërvitja me paralele dhe telefoni, Stresi tregon çfarë ndodh në burgjet shqiptare.
Mos me pasë vëlla marijuanë, do ishte djegur burgu. Merr flakë burgu me sektor me krejt. Vinin shefat thonin ça ke që je nervoz. I thoja vëlla, shtije vëlla, se s’rrinin çunat. Normale, ditë për ditë. Ndryshe aty, ishte keq, por ne kemi kaluar mirë. Rakinë e kemi bërë vetë. Raki kivi, sugjeroj të gjithëve që rakinë ta bëjnë me kivi. Del më e fortë. Ushtrohesha, me parelele. Kur flisja me të shpisë, ua mbyllja shpejt se kishim gjëra për të bërë në burg. Unë kurrkushi s’jam. Jam informuar shumë mirë për reperat jashtë, se kisha telefon. Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik. Olti, Keldi, Visi, kemi jetuar si në film vëlla.