Merkel: Komentet e Trump, në kundërshtim me madhështinë e Amerikës

0
352
German Chancellor Angela Merkel delivers a press statement with the Ukranian President ahead of their meeting in Meseberg Palace in Meseberg, eastern Germany, on May 20, 2017. / AFP PHOTO / MICHELE TANTUSSI (Photo credit should read MICHELE TANTUSSI/AFP/Getty Images)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i dënoi sulmet verbale të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër katër kongresisteve me ngjyrë, duke thënë se ato “janë në kundërshtim me atë që e bën Amerikën madhështore”. “Unë distancohem fuqishëm nga sulmet dhe shpreh solidaritet me gratë”, tha Merkel në një konferencë për gazetarët në Berlin. “Sipas mendimit tim, forca e Amerikës qëndron në atë se njerëzit me origjina të ndryshme kontribuojnë në madhështinë e vendit”, shtoi Merkel. Të dielën, Trump u tha katër kongresisteve amerikane, që të gjitha qytetare të SHBA-së – “të kthehen” në vendet e tyre të origjinës. Edhe pse komentet e tij janë cilësuar si raciste dhe janë dënuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, Trump i ka përsëritur deklaratat e tij. “Nëse nuk jeni të lumtura këtu, ju mund të largoheni”, ka thënë Trump të martën. Deklaratat e tilla kundër kongresisteve: Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib kanë nxitur edhe reagim ndërkombëtar. Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, i ka cilësuar ato si “krejtësisht të papranueshme”.Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se ajo “absolutisht nuk pajtohet” me Trumpin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here