Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pasi opozita duhet të sjellë një opsion. Ai tha Basha nuk sjell më opsion dhe flet si politikan i viteve ’70.
“Berisha e ka në dorë dhe po të dojë dhe e ndërron nga lidership aintelektualist në një lidership inteliktualist. E ke dëgjuar Bashën si flet. Në vitet 70 thuheshin këto budallëqe se politikanët nuk kishin ide për shtetin. Merreshin me këto që të afektonin popullin. Nuk është kjo opozita. Ajo duhet të japë disa premtime. Berisha nuk rri asnjëherë pa menduar, mendon”, tha Ngjela.