Këngëtari i njohur nga Kosova, Enur Pakashtica, ka rrëfyer një eksperiencë vërtet të frikshme që i ka ndodhur jo shumë kohë më parë.Në një status në rrjetin social Twitter ai shprehet se e ka ngacmuar seksualisht një polic, dhe nuk ka fjetur për dy netë të plota nga trauma që i shkaktoi. Enuri më pas përmend edhe ngacmimet e shumta seksuale që u bëhen vajzave çdo ditë dhe askush nuk dënohet për to. “Para një kohe më ka ngacmuar seksualisht një POLIC (mashkull) – [nuk po e paragjykoj orientimin e tij seksual] vetëm se s’kam mundur të flej nja 2 ditë nga trauma. Veç dua të them, tani paramendoni qikat që çdo ditë pasi dalin prej pragut të shtëpisë e kanë TË PAKTEN një: uo ta hangsha…”, ishin fjalët e tij.