Ministër i Drejtësisë në qeverinë Rama? Spartak Ngjela shuan kureshtjen, tregon se çfarë pritet të ndodhë: Është përkohshme…

0
358

Avokat Spartak Ngjela i ka dhënë fund të gjitha aludimeve për një post ministror në qeverinë e kryeministrit Rama. Ngjela i quan budallallëqe zërat se ai do të bëhet ministër i Drejtësisë.

Pjesë nga biseda

Beti Njuma: Kryeministri Edi Rama sot i mohoi zërat për ndryshime të afërta në qeveri. Megjithatë në një prej të përditshmeve figuronte edhe emri juaj si ministër i ri i Drejtësisë në një kabinet të ri Rama?

Spartak Ngjela: Budallallëqe, s’ka diskutim. Qeveria Rama kur të fillojë reforma të largohet.

Beti Njuma:  Jo po tju propozonit një post të ministër të Drejtësisë do ta pranonit?

Spartak Ngjela: Propozime të tilla nuk janë çështje tavolinash gazetareske. Problemi qëndron që unë ju kam thënë këtu, pohimin tim që kjo qeveri nuk mund të vazhdojë dot gjatë momenteve që do fillojë reformë në drejtësi, sepse do jetë nën kontroll. Qeveria është përkohshme. Mjafton që filloi në mënyrë normale reforma në drejtësi. Kur të fillojë këta do jenë nën kontroll. Nuk mund të jenë edhe në qeveri edhe nën kontroll. Ose do presin radhën, kur ti vijë radha qeveria do riformatohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here