Etrit Berisha zyrtarisht lojtar i Spal, Atletiko Madrid ofertë zyrtare Hysajt, mbrojtësi pret Juventus

0
322

Tashmë është zyrtare Etrit Berisha është futbollisti më i ri i SPAL-it. Portieri i kombëtares shqiptare, ashtu siç pritej, ka firmosur për ekipin tjetër të Seria A për t’u kthyer në titullar, pasi tek Atalanta humbi vendin ndaj Gollinit. Gariani kuqezi paraditen e djeshme i ka dhënë fund ëndrrës Chempions duke nënshkruar zyrtarisht dhe duke u prezantuar me ekipin e Spalit. 30-vjeçari është huazuar për një vit me të drejtë blerje nga SPAL, por nëse plotësohen disa kushte. Kushte që vetëm klubet mund t’i dinë, pasi asgjë nuk është bërë zyrtare. Marrëdhënia e mirë mes dy klubeve ka ndikuar te ky transferim. “Titi” ka mundësi të rikthehet si numri 1 mes dy shtyllave. Sezoni që lamë pas nuk ishte më i miri për ish-lojtarin e Kalmarit, Lazios dhe Atalantas. Portieri shqiptar ka luajtur 18 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa tani destinacioni është Ferrara. Atalanta pagoi thuajse 5 mln euro te Lazio për ta siguruar, pasi e huazoi për një sezon. Etrit Berisha e humbi vendin e titullarit tek Atalanta gjysmën e dytë të sezonit të fundit. Trajneri Gasperini vendosi që të gradojë Golinin, duke i besuar atij finalen e sezonit, në të cilin bergamaskët siguruan një vend në zonën Champions. Ky ishte një sezon i vështirë për shtatlartin nga Prishtina pasi ai humbi formacionin dhe në ekipin kombëtarë, ku si zgjedhje e parë shihet Thomas Strakosha. 30-vjeçari, shpreson ta lërë pas sezonin 2018-2019 dhe shpreson të kapë formën e tij më të mirë me ekipin e ri, ku të bëjë një paraqitje të mirë në Serinë A të sezonit 2019-2020.

Atletiko ofertë zyrtare, Hysaj pret Juventusin

Atletico Madrid konsiderohet si favoriti kryesor për ta transferuar Elseid Hysajn nga Napoli në këtë afat kalimtar veror. Kjo për shkak se madrilenët janë i vetmi ekip që kanë bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Skuadra spanjolle është shumë afër ta realizojë transferimin e mbrojtësit shqiptar për të përfituar shërbimet e tij. Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur ditë më parë se janë të gatshëm ta shesin 25-vjeçarin, por kërkojnë 25 milionë euro, ndërkohë që ekipi i Simeones ka afruar 20 milion euro. Skuadra nga qyteti i Madridit thuhet se kanë arritur një marrëveshje me Napolin që çmimi të ulet në 20 milionë euro, derisa Hysaj pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. Nëse Atletico Madridi nuk arrin marrëveshje personale me të dyja palët, atëherë do ta mendojë edhe transferimin e Nelson Semedos nga Barcelona. Sipas Corriere dello Sport, agjenti i mbrojtësi të Kombëtares së Shqipërisë, Mario Giuffredi, thuhet se është takuar me Romën për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm. Giallorossët mund ta humbasin garën për 25-vjeçarin, vetëm nëse tentojnë ta ulin çmimin në 18 milionë euro, shumë kjo që nuk po pranohet nga De Laurentiis. Mario Giuffredi, menaxheri i yllit të Shqipërisë, Elseid Hysajt, ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës, mbrojtësi kërkon Juventusin klub për të cilin dikur e kishte refuzuar. Por duke qenë se bardhezinjtë tashmë i ka marrë Sarri një njohje e vjetër e Hysajt, ku në drejtimin e tij ka qenë në një super formë me Empolin dhe në dy sezonet kur Napoli drejtohej nga ai. Pritet që në ditët në vijim Hysaj të zgjedhë ekipin e tij të ri pasi, kapiteni i kombëtares shqiptare nuk është më në planet e Carlo Ancelottit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here