Tensione në veri , plagoset polici, arrestohen 30 persona (DETAJET)

0
361

 Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur, gjatë një aksioni për arrestimin e personavae të dyshuar për kontrabandë, në Zubin Potok dhe pjesë të tjera të Veriut të Kosovës.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se nga aksioni i policisë janë arrestuar deri më tani 5 persona, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, ka mbetur i plagosur një efektiv.

Mediet vendase raportojnë se situata është qetësuar por ka prezencë të shtuar të policisë.

Nga ana tjetër, mësohet se nga aksioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm, janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë me kombësi serbe, të cilët dyshohet se janë përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të ndryshme penale. Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe disa polic kosovarë. Mësohet se deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në rreth 30 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here