Google search engine
Home Bota ‘Goditen’ tre aeroporte kryesore në Britani/ Sulmi kibernetik, ekspozon të dhënat e...

‘Goditen’ tre aeroporte kryesore në Britani/ Sulmi kibernetik, ekspozon të dhënat e 8.7 milionë pasagjerëve

0
17

Një sulm kibernetik ka goditur tre aeroporte kryesore në Britani, duke ekspozuar të dhënat personale të rreth 8.7 milionë pasagjerëve. Sulmi shënjestroi aeroportet e Mançesterit, Londër Stansted dhe East Midlands, të cilat menaxhohen nga Manchester Airports Group (MAG).

Sipas kompanisë, hakerët kanë siguruar akses në të dhëna personale, përfshirë adresat e emailit, numrat e telefonit, numrat e regjistrimit të automjeteve dhe kodet postare të pasagjerëve.

Të dhënat e prekura lidhen me shërbime të ndryshme të aeroporteve, si parkimi, rezervimet në sallat e pritjes, shërbimet “Fast Track” dhe abonimet Wi-Fi.

MAG theksoi se sistemi i komprometuar nuk përmbante të dhëna bankare apo informacione mbi pagesat e klientëve. Aeroporti i Stansted u ka kërkuar klientëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm ndaj emaileve, telefonatave apo mesazheve të papritura që mund të pretendojnë se vijnë nga aeroporti.

“Ju nxisim të jeni veçanërisht vigjilentë në rast të emaileve, telefonatave ose mesazheve të papritura që pretendojnë se vijnë nga ne”, thuhet në mesazhin drejtuar pasagjerëve.

Aeroporti sqaroi se nuk do t’u kërkojë klientëve në mënyrë të papritur informacione mbi pagesat apo të dhënat bankare.

Ndërkohë, Manchester Airports Group deklaroi se e ka trajtuar menjëherë incidentin dhe po punon me ekspertë të sigurisë kibernetike për të mbrojtur klientët dhe sistemet e saj.

“Ne i kemi informuar autoritetet përkatëse dhe po bashkëpunojmë me ta”, deklaroi një zëdhënës i MAG. Kompania theksoi se siguria e pasagjerëve dhe siguria e aviacionit nuk janë komprometuar dhe se sulmi nuk ka shkaktuar ndërprerje në operacionet e aeroporteve.

Sipas MAG, fluturimet dhe shërbimet e tjera aeroportuale vijojnë normalisht, ndërsa edhe shërbimet e parkimit për klientët vazhdojnë të funksionojnë pa probleme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here