Atentati ndaj 2 të rinjve në Vlorë, zbardhen detaje e rënda/ 15 të shoqëruar, pista kryesore e hetimit

0
498

Zbardhen të tjera detaje nga atentati mbrëmë në Novoselë, ku mbeti i vdekur Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç dhe u plagos, Eno Mata, 32 vjeç.

Burime bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar në polici 15 persona si të dyshuar që mund të kenë dijeni për vrasjen.

Ndërkaq, pistë kryesore e hetimit është, vrasje e paguar nga Greqia. Nga hetimet paraprake dyshohet se shënjestra e atentatit ishte Eno Mata. Ky i fundit nuk është emër i panjohur, pasi akuzohet për grabitje në Greqi, si dhe rezulton si bashkëpunëtor në vrasjen e një avokati grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here