“Erdhën në zyrat tona dhe…”, Andi Përmeti nxjerr prapaskenat e rënda të tërheqjes së kandidatëve të Bindjes Demokartike: Arsyet e tyre, të turpshme!

0
832

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN shpjegoi arsyet e tërheqjes së 3 kandidatëve të Bindjes (Dejvis Hebibasi, Bledar Sinella dhe Salvador Kaçaj) nga gara për zgjedhjet vendore.

“Na janë tërhequr 3 kandidatë. Ai i Çorovodës, i cili tha se nuk e mbante dot presionin e së majtës dhe kjo është diçka për t’u vlerësuar. Dhe dy kandidatë të tjerë që janë tërhequr në mënyrë identike, sikur e ka shkruajtur e njëjta dorë tërheqjen, duke goditur partinë tonë. Kanë ardhur te zyrat tona, kanë kërkuar mbështetjen tonë dhe më pas kanë hedhur gurë drejt nesh. Ka një shkak shumë të fortë për të bërë diçka të tillë. Nuk besoj se e kanë pasur nga presioni, por ka qenë diçka më e turpshme se presioni”, deklaroi Përmeti, duke shtuar se arsyeja e tërheqjes mund të ketë qenë diçka “e leverdisshme”.

Gjithsesi, sipas Përmetit, Bindja Demokratike ka “kandidatë për bashki plot njerëz që asnjë ditë të jetës së tyre nuk kanë qenë afër me qeverinë”.

Deputeti theksoi gjithashtu se “e keqja më e madhe e vendit tonë është sistemi elektoral, që i jep fuqi të pakufizuar kryetarëve të partive politike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here