Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të marrë në pyetje edhe 8 persona të tjerë në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë. Prokuroria po merr në pyetje Mihallaq Kokoveshi. Të mërkurën, Prokuroria mori në pyetje Fredi Bejlerin, njërin nga personat i cili dyshohet se ka marrë pjesë masakrën e Peshkëpisë. Më 10 prill 1994 një skuadër paraushtarake greke e njohur si “Fronti Për Çlirim e Vorio Epirit”- MAVI, e përbërë nga 7 persona, hyri në territorin shqiptar dhe shkaktoi atë që njihet si masakra e Peshkëpisë. Nga sulmi mbetën viktima ushtari Arsen Gjini dhe komandanti i repartit, kapiten i Parë Fatmir Shehu, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur. Hetimet për masakrën e Peshkëpisë drejtohen nga prokurori, Eugen Beci.