Rama flet për televizionin serb: Nuk ka plan për Shqipëri të Madhe, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

0
295

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani që jetojnë në dy vende të ndryshme dhe që duhet të bashkohen. Idetë e tij për kufijtë në Ballkan, rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe dialogun Kosovë-Serbi i bëri të njohura ditën e djeshme në një intervistë për televizionin serb. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk do kufij me Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se bashkimi Shqipëri-Kosovë është pjesë e rrugës drejt BE dhe nuk ka Shqipëri të Madhe. “Shqipëria e Madhe është një term i krijuar, promovuar, komentuar dhe përdorur nga ata që qëndrojnë në anën tjetër të llogoreve të luftës në histori. Nuk ka Shqipëri të Madhe. Ekziston një ide e qartë se ne jemi vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe se duhet të bashkohemi. E pashë atë bashkim si pjesë e rrugës sonë drejt Bashkimit Europian dhe nëse ka diçka të madhe, është një BE e madhe. Nuk duam kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë apo Serbinë. Duhet të krijojmë një hapësirë ndryshe ku të jetohet njësoj si në Bashkimin Europian, pa kufij, për të forcuar raportet tregtare, kulturore dhe gjithçka tjetër”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe mbi Samitin e Berlinit, duke thënë se as ai dhe as kancelarja Merkel dhe presidenti Macron nuk kanë ushtruar presion për të hequr taksën për mallrat serbe. “Edhe gjatë Samitit të Berlinit, unë, kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, nuk kemi bërë presion që të hiqet taksa, por që ajo të pezullohet për të mundësuar një kapitull të ri bisedimesh. U etiketova se bëra diçka të keqe – në të dy anët. Në të njëjtën kohë, mendoj se samiti ishte shumë i frytshëm sepse krijoi një sprovë të re dhe një detyrim për të pasur një ribashkim më 1 korrik në Paris. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rama. I pyetur se çfarë mendon për mundësinë që homologu i tij holandez, Mark Rute, të zgjidhet president i Komisionit Evropian, Rama tha se ai është një njeri i madh dhe se nuk është rastësisht aty. “Kushdo që kryeson BE në katër vitet e ardhshme do të duhet të merret me këtë moment shumë të vështirë. Unë do të doja Mark të ishte aty sepse, siç thashë, ai është një politikan i zoti dhe evropian”, u shpreh kryeministri Rama gjatë intervistës për televizionin serb “Pink”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here