“Po si s’më le të bëja një herë një gjë”, moderatorja e TV Klan tregon si i ‘shkatërroi’ gjithçka bashkëshortit

0
308

Moderatorja e njohur Orinda Huta ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit” prej ku nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet pyetjeve të sinqerta të fëmijëve të panelit.

Ccifti i njohur i ekranit, Orinada dhe Turjani para rreth dy vitesh kanë kurorëzuar dashurinë në martesë, ndërkohë ndër të tjera moderatorja rrëfeu publikisht se Turi dëshiron 8 fëmijë dhe se ajo është plotësisht dakord që të kenë një familje të madhe.

Orinda për herë të parë foli edhe për propozimin që bashkëshorti i saj kishte dashur që t’i bënte përpara martesës dhe që ajo e kishte refuzuar.

Gjatë rrëfimit të Hutës kuptuam që Turjani vërtet është shumë romantik dhe kishte zgjedhur vendin ideal për t’i propozuar vajzës që i ka vjedhur zemrën prej kohësh.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, moderatori në kuadër të 30-vjetorit të lindjes së Orindës bëri gjithçka ishte e mundur që në orën 12 të natës të ishin të dy në Piazza del Popolo në Romë, në mënyrë që t’i bënte propozimin për martesë në ditën e shënuar.

Mirëpo reagimi i moderatores praktikisht kishte “shkatërruar” gjithçka. Kjo në kuptimin e mirë të fjalës, sigurisht!

Rrëfimi i plotë i Orindës:

“Ai ende nuk e kishte bërë propozimin. Në 30-vjetorin e ditëlindjes sime ne shkuam në Romë, një qytet që e duam shumë. Turjani planifikoi në momentet e fundit të gjithë gjënë. Më tha, le të shkojmë në Romë të dy bashkë dhe kënaqemi dhe ramë dakord.

Thashë ‘hajt, po e bëri mirë, po s’e bëri…’ Në ditën që lamë vendin për ditëlindjen ne u vonuam shumë në taksi. Minutat e fundit përpara se të më vinte mua ditëlindja ne ishim akoma në taksi në një trafik të tmerrshëm të Romës.

E kuptova që Turjani ishte shumë i tensionuar që gjëja të bëhej me se s’bën. Duhej me patjetër të ishte në orën 12 të darkës tek Piazza del Popolo që të më propozonte.

Kur mbërritëm, filloi të më përqafonte, më mori duart dhe sa më tha shpirt… unë i thashë ‘mos e bëj, mos e bëj të lutem’. Më tha të lutem më lër ta bëj, jam përgatitur për këtë gjë. I thashë, mos e bëj të lutem janë gjithë këto njerëz, aman të lutem mos e bëj, e di që do martohemi pas ca muajsh, i thashë, dhe nuk ka kuptim kjo gjëja.

Ah moj Orinda, më tha, si s’më le të bëja një gjë…”

Siç është e dukshme, Orinda nuk është fare tipi i femrës që i ka qejf propozimet e bujshme, por megjithatë vlen të theksohet fakti se dasma e tyre ishte përrallore dhe ndër më të përfolurat e shoëbizit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here