Presidenti i ri i Maqedonisë Veriore sfidon paraardhësin, zbardh planin

0
378

Presidenti i sapozgjedhur në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e kthyera nga ish-presidenti.

Nga kabineti i Pendarovskit nuk kanë dhënë një datë konkrete, por shprehen të sigurt se kjo do të ndodhë brenda një kohë shumë të shkurtër.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë.”- thonë burimet të afërta të presidentit të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here