“Kam respekt, është 24 karat demokrat”, Rama befason me atë që thotë për kryebashkiakun e PD: S’kishte kapsolla në xhep!

0
248

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se bashkëpunimi me kryetarin e Bashkisë Tropojë ka qenë fantastik. Rama tha se pavarësisht se ai është demokrat, nuk ka patur kapsolla në xhep, duke thumbuar protestën e opozitës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Janë konsum i madh. Nevoja për të sjellë energji të reja është evidente. Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë them i duam të 61 bashkitë. S’ka garë në të 61-ta. Kush është më i mirë se ne? Më të mirët nuk jemi, por kujt t’ia besosh Shkodrën, atyre që e qeverisin prej çerek shekulli dhe bëjnë vetëm krahasimin, se gjatë qeverisjes nuk ka patur mbështetje. Shikoni çfarë bëmë ne në Vlorë, për vetëm pak më shumë se 4 vite, sepse fillimi ishte me projekte dhe shihni çfarë kanë bërë ata në Shkodër për çerek shekulli. Kujt t’ia lemë Durrësin? Tropojën? Tropoja mori frymë për herë të parë si qytet me programin e Rilindjes Urbane. Kemi bashkëpunuar mirë me kryetarin, respekt, është 24 karat demokrat por është i zoti. Nuk kishte kapsolla në xhep. I synojmë të gjitha bashkitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here