Bindja Demokratike zyrtarisht në zgjedhje, kush është kandidati artist që do të sfidojë Erion Veliajn (EMRI)

0
372

Partia e re e Astrit Patozit, Bindja Demokratike i ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Teksa mbrëmjen e djeshme u mbyll edhe afati zyrtar i KQZ për regjistrimin në zgjedhje, u zbardh edhe lista e 25 kandidatëve të BD.

Në sy ra kandidati që do të garojë për bashkinë më të madhe, atë të Tiranës. Përballë Erion Veliajt, Patozi ka vënë muzikantin e njohur Arben Skënderin.

Skënderi, ka qenë më herët në listën e Bashës për Këshillin Kombëtar të PD, por nuk pranoi të garonte duke i cilësuar zgjedhjet si farsë.

Tashmë Skënderi është pozicionuar qartë te Bindja Demokratike dhe synon të mposhtë kryebashkiakun aktual të Tiranës Erion Veliajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here