Me sa duket rusët janë kampionë për paradat ushtarake teksa videot e provave për paradën e nesërme të Ditës së Fitores tregojnë akrobaci dhe koordinime të pabesueshme. Nesër në ora 10 në Sheshin e Kuq kuadratet e këmbësorisë do të nisin marshimin në kalldrëm për të treguar armatatimet e fundit. Ndërsa në paradën ajrore do të marrin pjesë 74 avionë e helikopterë që do të ngrihen nga nëntë aerodrome rreth Moskës.


































