Mori postin e ri, reagon Myslim Murrizi: Nuk e kishte me tapi. Prisha rrethin e ish-spiunëve të Sigurimit

0
348

I sapozgjedhur nënkryetar i Kuvendit, Myslym Murrizi ka deklaruar se nuk është aty për të zëvendësuar Edi Palokën.

“Nuk mund ta them që kam zëvendësuar Edin, ai nuk e kishte me tapi. Nuk jam zëvendëses i askujt”, tha Murrizi.

I pyetur nëse me zgjedhjet e tij, ndihmonte mazhorancën për të krijuar imazhin e Kuvendit të plotësuar tashmë Murrizi tha: Parlamenti nuk kompletohet nga pjesa formale, nuk ishte pa nënkryetar, ishte Vasilika Hysi.

“Ata që janë të habitur i mirëkuptoj se ardhja ime nënkryetar është e çuditshme, pasi nuk kam qenë anëtar i Partisë së Punës dhe as bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Kur bëhet nënkryetar parlamenti një ish- student i dhjetorit pas 28 nga parlamenti i parë pluralist, nuk u vjen mirë se është prishur reshti, se kanë qenë gjithmonë ose sigurimsa ose anëtarë të PPSH. U kërkoj falje që nuk e kam këtë biografi. Hera e parë që bëhet një student i dhjetorit, është prishur trashëgimia. Nuk kthehem dot të gjej teserën e PPSH”- tha Murrizi për Dosja.al.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here