Përfundon marrëveshja me OKTA-n, zgjidhet se kush do ti vendosë çmimet e reja të derivateve

0
375

Sot ka përfunduar marrëveshja me OKTA, ku rezulton se çmimi i derivateve të naftës për tregun e vogël në Maqedoninë e Veriut formoheshin me rregulla të vërtetuara. Deri tani, çmimet e derivateve janë formuar në bazë të dispozitave të paraparë nga Aneksi D I marrëveshjes me OKTA-n, ku si faktor kyç merreshe parasysh dhe çmimi i prodhimit.

Nga sot komisioni rregullator për energjetikë do të vërtetojë çmimin e naftës dhe derivateve të naftës me rregulla të reja, të cilat janë vërtetuar në metodologjinë e re. Mirëpo të njëjtat nuk kanë hyrë në fuqi, edhe pse të njëjtat kishin kaluar në Kuvend, presidenti Ivanov kishte refuzuar të nënshkruajë të njëjtat.

Vendimet e reja për çmime të reja të naftës do të duhen të publikohen me 13 maj, mirëpo nuk dihet nëse do të llogariten me metodologjinë e re pasi Presidenti I ri do të inaugurohet më 12 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here