Prokurori i Gjirokastrës pezullohet dhe thirret në Policinë Gjyqësore, Ardi Veliu zbulon arsyen

0
294

Një prokuror i Gjirokastrës është pezulluar nga puna sot, ndërsa është thirrur dhe në Policinë Gjyqësore.Përgjimet e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi, kanë zbuluar një rast të korrupsionit në drejtësi. Prokurori i pezulluar është me inicialet S.Ç. Të dhënat i ka bërë të ditura në deklaratën për shtyp drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. “Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, tha drejtori i PSH, Ardi Veliu. Bëhet i ditur se operacioni i Policisë “Brezi i gjelbër” nisur prej disa muajsh ka vënë në pranga 61 shtetas shqiptarë dhe të huaj, janë kapur mbi 1 ton canabis, 1.23 kg kokainë e heroinë. Sipas burimeve, prokurori i pezulluar është Spartak Cocoli, të cilit i është komunikuar dhe masa e sigurisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here