Dalin detajet e rënda nga grabitja e shtëpisë së biznesmenit të njohur: Na lidhën mua dhe gruan, kishin dialekt verior…

0
321

Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen e banesës së biznesmenit në Çiflig të Korçës.

Mësohet se fillimisht autorët e veshur me uniformë policie kanë helmuar qenin e shtëpisë dhe kanë hyrë në banesë.

Ata kishin kontrolluar më herët nëpër dhomat e gjumit e më pas shkuan në sallon ku dy bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila po konsumonin darkën.

Sipas kryefamiljarit autorët ishin të armatosur me automatik dhe kishin dialekt verior.

‘Kisha gjysmë ore që dëgjoja zhurmë nga dhomat e gjumit. Erdhën në sallon të armatosur dhe na lidhën bashkë me gruan. Ata ishin të armatosur me automatik dhe kishin dialekt verior.

Më kërkuan kasafortën por aty nuk kishte para, në xhep kisha xhiron ditore të bizneseve, 1.6 milionë lek të vjetra. Më morën edhe varësen që kisha në qafë’, tregon biznesmeni Vila.

50 vjeçari është pronar i një gomisterie dhe i një peshkarexhe në qytetin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here