Nga ish kreu i Komunës së Kasharit tek ish-kreu i Urbanistikës, zbardhet grupi i ‘falsifikatorëve’ në Yzberisht

0
498

Janë arrestuar për tjetërsim pronash me anë të falsifikimeve 5 persona. Të arretuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumentave të pronësisë së dy pallateve në zonën e Yzberishtit.  

Në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreu i Urbanistikës Jurgen Memisha. Të dy të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Konflikti që solli në arrestimin e 5 personave erdhi pasi dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e dy pallatave me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Caushi. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë.

Përveç ish-kreut të Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreut i Urbanistikës Jurgen Memisha në pranga ka rënë edhe ndërtuesi Stefan Caushi. Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.

Grupi i falsifikatorëve pritet që në ditët në vijim  të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here