Detaje të reja për vdekjen e efektives në Letoni dhe për 2 ushtarakët e plagosur/ Majori me 3 fëmijë, ndërsa rreshteri 2 herë baba (SKEDAT E PLOTA)

0
340

Dalin detaje të reja për jetën e tre ushtarakëve me mision në Letoni. Nëntetarja Zarife Hasanaj nuk ia doli dot, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj mbetën të plagosur.

Më poshtë ju njohim me skedat e gjithsecilit, vënë në dispozicion nga ministria e Mbrojtjes.

60146969_398284341014694_3385547128288837632_n.jpg

TË DHËNA PËR N/TETAR ZARIFE HASANAJ

N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë:

Gjendja familjare:

• Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar.

Arsimimi:

• Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.

• Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.

Kualifikimet

• Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

• Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Gradimi dhe punësimi:

• Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20.Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

59582905_2231230823805080_8501659914416947200_n.jpg

Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

59778009_404996693385697_7192200883529056256_n.jpg

TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ

Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:

Gjendja familjare:

Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motër. Jeton me prindërit

Arsimimi:

Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

Kurse

• Ka kryher kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)

• Ka kryher kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Gradimi dhe punësimi:

• Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.

• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

Medalje :

Medalje Shërbimi më 05.12.2007.

Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here