Nga vrasja e 21 janarit tek Gërdeci, Baton Haxhiu lëshon “bombën”, nxjerr sekretet e errëta: Ja çfarë ka përgatitur Amerika për Sali Berishën

0
399

Analisti kosovar Baton Haxhiu ka sulmuar ish kryeministrin Sali Berisha, duke treguar disa të vërteta të lidhjes me Kosovën. Ai ndër të tjera, thotë se Berisha ka dashur të fusë në sherr Ibrahim Rudovën dhe Adem Demaçin, për të dëmtuar kështu Kosovën.

Haxhiu rendit arsyet se pse Berishës i duhet Kosova.

Pjesë nga shkrimi

Rikthimi i Sali Berishës pas një parade të demonstrimit të forcës përqendroi pushtetin tek familja e tij, e cila u vu në krye të pushtetit gjyqësor, financiar dhe politik.

I ashtuquajturi “Kop”, të cilit i kam bërë edhe spotin e fushatës, ishte furgoni i shokëve dhe shoqeve të vajzës dhe dhëndrit të tij, me punë në Kosovë, ministrat kukulla të fëmijëve të tij, dhe bizneseve në rresht për të paguar për ta.

Projekti i dytë i kriminalizimit të ekonomisë nga Berisha më nuk ishte joformaliteti, por kapja e shtetit përmes bizneseve të mëdha.

Në 2013, shqiptarët e ndëshkuan në mënyrë shembullore një qeverisje e cila u shqua jo vetëm për korrupsion, por edhe për vrasje politike, vjedhje spektakulare votash, si në rastin e Lulzim Bashës në Tiranë, si dhe mosndëshkueshmëri për afera të provuara nga prokuroria, si ajo e Gërdecit.

Mendoja se Sali Berisha do të ishte i lirë të ikte në shtëpi. Por, ai nuk ishte i lirë.

Fëmijët e tij të pamëshirshëm dhe mafia që kapi shtetin përmes tij, e duan në rrugë, e duan të gjallë dhe të mjeruar derisa t’i mbylli sytë.

Tash po iu tregoj përse Sali Berishës i duhet Kosova.

I duhet për hallet e veta.

Në vitin 1992 i duhej të dukej patriot.

Në vitin 1996 i duhej ta shpëtonte rrënimin e tij nga pushteti.

Në vitin 1997 i duhej ta përdorte kundër rebelëve që rrëmbyen armët kundër tij.

Në vitin 1999 i duhej ta përmendte që të dilte nga izolimi i egër ndërkombëtar. Dhe bëhej interesant, herë duke e sulmuar Rambujenë, herë duke e sulmuar UÇK-në, e herë duke e mbrojtur Ibrahim Rugovën, i cili nuk ia hapte as telefonin.

Në vitin 2000 i duhej të dilte një herë jashtë shtetit. Shkoi deri në Kukës, por s’doli dot.

Në vitin 2006, pas vdekjes së Rugovës, i duhej të tregonte se e kishte mik, duke e pasur armik.

Në vitin 2009 i duhej t’i mbulonte problemet e zgjedhjeve në Shqipëri duke folur për albanofobi.

Në 2011 i duhej ta zbuste qëndrimin ndërkombëtar të egër ndaj tij pas vrasjeve të 21 Janarit dhe vjedhjes së Tiranës, duke e shitur dosjen e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt si njerëz që kishin vrarë dëshmitarë dhe kanosur drejtësinë. (Mund ta kujtojmë draftin “Haradinaj dhe Limaj” të vitit 2003 që dhëndri i tij e kishte dërguar jashtëligjshëm nga zyra e kryeprokurorit Ëilliamson. E kisha bërë të kundërtën me një prononcim publik timin kundër këtij fakti, vetëm që të mos pasonin akuza për tradhti ndaj Lulzim Bashës).

Në vitin 2012 i duhej ta justifikonte dështimin e marrjes së statusit si vend kandidat për BE.

Sot, më 2019, ky njeri që nuk rresht së përdoruri Kosovën për hesap të vet. Kosova i duhet sërish për ta maskuar prishjen e tij me Perëndimin, SHBA-të dhe Bashkimin Europian.

I duhet për t’u hakmarrë ndaj atyre që i kanë hequr vizën jo vetëm familjarisht, por dhe si politikan, duke e çuar në udhë për t’ia dorëzuar drejtësisë.

Sot Kosova i duhet jo për t’i mbrojtur kufijtë e saj nga Baton Haxhiu, sepse Baton Haxhiu mund të flasë vetëm për shtëpinë e tij, por për ta ruajtur kokën e vet nga drejtësia në Shqipëri, nga drejtësia e monitoruar nga SHBA-të dhe BE-ja, që e shikojnë Sali Berishën si problem real të Shqipërisë. Dhe ai sërish e ka kapur peng Kosovën, si ata pengmarrësit në një grabitje, dhe ulërit se “po e vrisni Kosovën, po e copëtoni atë, duke më vrarë mua”.

Në fakt, e ndjen që është ulërima e çdo pengmarrësi që ndërsa dëshiron ta shpëtojë kokën, qan për pengun e tij.

Krejt në fund, Njeriu Sali Berisha nuk e ka humbur vetëm veten e tij. E ka humbur edhe atdheun. Ai s’po e kupton që po ikën pa pasur asnjë fije shprese se mund të kthehet. Njeriu që e themeloi Partinë Demokratike, tash në atdheun që s’e do, po e shkatërron atë që e kishte krijuar dikur.

Kështu e do edhe Kosovën. Të shkatërruar dhe pa të ardhme.

Nuk e kupton që ajo nuk merret dot në botën tjetër, sepse iu takon të gjallëve.

Jo Sali Berishës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here