Zbardhet vrasja e 2 vëllezërve Bilali në Shkodër, arrestohen 2 persona, në kërkim Ibrahim Lici

0
450

Pa kaluar një muaj nga vrasja e dyfishtë e vëllezërve Bilali në qytetin verior të Shkodrës, policia e këtij qyteti në bashkëpunim me prokurorinë ka zbardhur ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë. Mes të shpallurve në kërkim është edhe autori kryesor i atentatit mafioz, Ibrahim Liçi. Në prangat e uniformave blu të Shkodrës si autorë të dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve Bilali përfunduan,Në pranga kanë rënë Arsen Stojku, 29 vjeç, dhe Myslym Rama, 23 vjeç, të dy nga Vau i Dejës, të cilët dyshohen se janë autorë të vrasjes. Ndërsa sipas policisë në njoftimin zyrtar thuhet se 26-vjeçari, Ibrahim Lici, është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit. Mësohet se i shpalluri në kërkim është nipi Fatbardh Licit i cili u vra më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, i cili është anëtar i këshillit bashkiak Shkodër dhe kryetar i partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Dyshohet se ekzekutimi i dy vëllezërve është bërë për hakmarrje nga ana e të riut i ndihmuar dhe nga shokët e tij. I kërkuari tjetër është shtetasi me inicialet D. B., një 29-vjeçar i cili dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, që të katër kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e vëllezërve me breshëri kallashnikovi në lagjen Kiras. Janë sekuestruar një automjet, tre aparate telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes se krimit. Por, policia nuk jep zyrtarisht detaje për motivet dhe thotë se po punon për identifikimin e personave të tjerë. Dyshimet janë se vrasja e tipit mafioz është një ekzekutim për hakmarrje si pjesë e luftës së nisur mes dy fiseve të njohura në botën e krimit në Shkodër. Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet. Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, një anëtar i dyshuar i bandës Bajri. Dy vëllezërit e ekzekutuar në derë të shtëpisë më 30 mars kujdeseshin për një kompleks hipizmi në zonën e Kirasit.

Atentati

Kryeqendra e veriut do të tronditej nga një vrasje e dyfishtë mëngjesin e 30 marsit. Në atentat të dyfishtë do të ekzekutoheshin në derë të shtëpisë Astrit dhe Brahim Bilali. Dëshmi nga vendi i ngjarjes treguan pas ngjarjes se Astrit Bilali ka qenë në një lokal të lagjes, nga ku është ngritur i qetë dhe pa shfaqur shenja nervozizmi, për të takuar te dera e shtëpisë së tij të vëllain, Brahimin. Sapo Astrit Bilali ka mbërritur dhe ka takuar vëllain, dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Në kohën që Brahim Bilali po priste vëllain e tij te dera e shtëpisë, një mjet tip “Mercedes Benz” është ndalur aty në afërsi, duke pritur që dy vëllezërit të bëhen bashkë. Sapo vëllezërit Bilali janë takuar me njëri-tjetrin, kanë vërshuar plumbat e automatikut, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe nga një armë tjetër. Sipas policisë dyshohet se drejt vëllezërve Bilali kanë qëlluar dy persona, të cilët kanë qenë të maskuar në mënyrë që askush të mos i identifikojë. Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, duke humbur kështu gjurmët. Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, Policia konstatoi një makinë tip “Benz”, e cila ishte duke u djegur. Pas lajmërimit të repartit të zjarrfikësve, që bëri të mundur shuarjen e flakëve, hetuesit filluan këqyrjen e mjetit. Mjeti tip “Benz” me targë AA 369 RV nuk u dogj plotësisht. Mosdjegia e tij ndihmoi grupin hetimorë që të gjejë aty një provë që bëri të mundur të çojë në zbardhjen e vrasjes që tronditi qytetin e humorit, i cili është pushtuar nga krimi vitet e fundit. Për këtë ngjarje ditën e djeshme policia arrestoi dy nga personat

Elvis Myrta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here