Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KVV thirrje Ramës e Bashës: Kontribuoni me maturi, komisioni të bëjë transparente çështjet themelore

0
304

Koalicioni i Vëzhguesve Vendore i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të kontribuojnë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, KVV i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore të fillojë punën, duke bërë transparencën e çështjeve themelore. “Të dy krerët respektivë të mazhorancës z. Rama dhe opozitës z. Basha të përdorin të gjithë instrumentet e mekanizmat demokratike, duke kontribuar me përgjegjësi e maturi të plotë, për të orientuar drejt frymën e bashkëpunimit e gjithëpërfshirës të gjithë palëve e sa më shumë aktorëve politikë në realizimin e Reformës Zgjedhore në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e KVV.

Më tej, KVV thotë se i bëri thirrje Komisionit dhe konkretisht bashkëkryetarit të ri të këtij komisioni, Damian Gjiknuri që të plotësojë numrin e anëtarëve të rinj në këtë komision, pas ngërçit të krijuar me djegien e mandateve nga opozita. “Të sqarohet sa më shpejt për opinionin publik, cili dhe si do jetë përfaqësuesi i PD, me statusin e vëzhguesit në këtë komision. Të prezantojë menjëherë grupin e ekspertëve të përfshirë si dhe të qartësojë në vazhdim si do procedohet me draft propozimin-projekt ligjin e dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon që palët politike të mos neglizhojnë afatet ligjore ashtu siç ka ndodhur deri më tani, pasi kjo tregon mungesë përgjegjshmërie. Puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u shty pak ditë më parë. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa foli pak ditë më parë për shtyrjen e afatit të këtij Komisioni, theksoi se si ka bërë një punë të shkëlqyer. Madje, Balla u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën. “Ne jemi të hapur për konsensus me opozitën dhe e konsiderojmë shumë të rëndësishme për agjendën tonë europiane. Mund ta kishim miratuar që në dhjetor, sepse ajo që është në draft është kalimi nga rekomandimet në amendamente në nene të Kodit Zgjedhor. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë në këto moment është pikërisht vijimi i reformave. Të gjithë shqiptarët e dinë sot se nuk është reforma zgjedhore që e ka nxjerrë PD nga parlamenti, nuk është drafti i cili është punuar me dakordësinë e tyre, por është pikërisht frika nga vijimi i implementimit të Reformës në Drejtësi”, deklaroi Balla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here