Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar kreun e organit të akuzës në Sarandë.
Në mbledhjen e sotme të KLP-së u vendos që Prokuroria e Sarandës të drejtohet nga Sali Hasa.
Ky i fundit do të zëvendësojë Edison Ademin, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ndërkaq, pritet që në mbledhjen e KLP të bëhen emërimet edhe për Prokurorinë e Durrësit.