Shpërthen në flakë katedralja e ‘Notre-Dame’ në Paris (Video)

0
505

Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen ‘Notre Damit’ në Paris. Siç duket në pamjet e publikuar nga mediat ndërkombëtare shihet se çatia e  kësaj katedralje nxjerr shtëllunga të mëdha tymi. Raportimet e para mbi këtë ngjarje kanë ardhur nga qytetarët në rrjetet sociale. Sipas mediave dyshohet se zjarri ka rënë në pjesën ku po restaurohej katedralja. Ndërkohë zjarfikësit kanë mbërritur në vend ngjarje dhe po luftojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.  Katedralja e ‘Notre Damit’ për Parisin por jo vetëm është më shumë sesa një katedrale pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit. ‘Notre Dame’ është atraksioni më i populluar në kryeqytetin e Francë ku brenda një viti vizitohet nga rreth 13 milion turistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here