Arsenali shkatërron Napolin e Hysajt, Çelsi mjaftohet me një gol kundër Slavias

0
414

Liga e Europës u rikthye mbrëmë me ndeshjet e para çerekfinale të saj, kiu padyshim kryedueli ishte ai që luhet në “Emirates” të Londrës, midis Arsenalit dhe Napolit, një takim të cilin e fituan anglezët me rezultatin 2-0 dhe bëjnë një hap të mirë drejt kualifikimit. Në fakt, Napoli ishte mjaft dobët në pjesën e parë. Nuk ruajti aspak ritmin me Arsenalin, i cili diktoi ritmin e tij dhe ushtroi presion të thellë në prapavijat e Napolit, duke shënuar dy gola vetëm në fraksionin e parë të lojës dhe duke e vendosur Napolin e trajnerit Karlo Ançeloti në pozitë mjaft të vështirë. Aron Ramsi shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 15-të, duke iu zbuluar mbrojtjes italiane në një pozicion ballor, kurse goli i dytë ishte një autogol i Kulibali, i cili devijoi topin e gjuajtur nga Torreira në hyrje të zonës në minutën e 25-të. Napoli u përpoq të stabilizonte lojën e tij në minutat në vijim, me synimin për të frenuar entuziazmin e Arsenalit, teksa gjuajtja e vetme në portë u regjistrua në minutën e 44-t, nga Insinje, i cili krejt i lirë në zonë gabon rëndë në goditje, duke e çuar sferën mbi tra. Në pjesën e dytë loja u stabilizua dhe pavarësisht se Napoli u përpoq të gjente golin që do ta fuste në rrjedhën e kualifikimit nuk ia doli ta shënonte. Përfundimisht fitoi Arsenali me rezultatin 2-0, që bën një hap të mirë drejt kualifikimit për në gjysmëfinale. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme, spikati Benfika-Eintraht i Frankfurtit, ku gjermanët ngelën me 10 vetë që në minutën e 20-të, ku doli me të kuq Evan N’Dika, i cili shkaktoi penallti. nga pika e bardhë shënon Feliks folin e parë për portugezët. Në minutën e 40-të Joviç shënon golin e barazimit për Eintrahtin, por në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi për Benfikën sërish Zhao Feliks. Në pjesën e dytë portugezët shënuan dy gola të shpejtë, me anë të Dias në minutën e 50-të, i asistuar nga Feliks, teksa kiy i fundit shënoi pas katër minutash vetë, golin e tretë personal dhe të katërtin për Benfikën. Megjithatë, gjermanët nuk u dorëzuan. Eintrahti, edhe pse me 10 vetë, shënoi golin e dytë me anë të Paciencias në minutën e 72-të. Një tjetër duel i fortë ishte dhe derbi spanjoll Vilareal-Valencia, që dhuroi jo pak emocione. Në fillim shënoi Valencia me Guedez në minutën e 6-të, pasi ndoqi aksionin ku Parejo humbi penalltinë. Por VCilareali barazoi, me penallti në minutën e 36-të me anë të Kazorlës. Në pjesën e dytë loja vijoi të ishte e barabartë, por Valencia surprizoi në minutën e fundit me golin e Vas, e pak sekonda më pas në kundërsulm me golin e Guedez, duke fituar takimin e parë me Vilarealin 3-1.  Dueli i fundit çerekfinal i mbrëmjes së djeshme ishte ai mes Slavias së Pragës dhe Çelsit. Ishte Markos Alonso që realizoi golin e fitores për blutë e Londrës në minutën e 86-të. Një fitore që e afron Çelsin me gjysmëfinalen pasi takimin e kthimit do ta luajë në “Stamforde Bridge” të Londrës.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here