Përplasjet me Donad Trump, jep dorëheqjen sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare

0
418

Kirstjen Nielsen, sekretarja e Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, dha dorëheqje pas trysnisë së madhe nga Shtëpia e Bardhë dhe publiku mbi situatën përgjatë kufirit jugor të vendit. “Me gjithë përparimin në reformimin e sigurisë kombëtare për epokën e re, kam vendosur që është koha e duhur për t’u larguar” ka shkruar Nielsen në letrën e dorëheqjes dërguar presidentit Donald Trump. Nielsen e mbajti për 16 muaj këtë post, ndërsa shkroi se shpreson që sekretari i ardhshëm “do të ketë mbështetjen e Kongresit dhe gjykatave në rregullimin e ligjeve që kanë penguar aftësinë tonë për të siguruar plotësisht kufijtë e Amerikës dhe që kanë kontribuar në mosmarrëveshjet në vendin tonë. Burrat dhe gratë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, meritojnë të kenë të gjitha mjetet dhe burimet e nevojshme për të zbatuar misionin që u është besuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here