Eksploziv makinës së djalit të zyrtarit të Bashkisë së Krujës, pista e hetimeve merr kthesën e madhe

0
306

Konfliktet e të birit, janë pista kryesore ku po heton policia lidhur me tritolin e vendosur mbrëmjen e djeshme automjetit të zyrtarit të Bashkisë Krujë.

Kjo konfirmohet për “Report TV” nga burime nga policia, të cilat theksojnë se i biri i Vesel Xakës, pronarit të automjetit tip “Golf 6”, dhe konfliktet e tij të mëparshme në këtë qytet, të jenë shkak për shpërthimin e eksplozivit.

Të njëjtat burime nënvizojnë se për këtë arsye është marrë në pyetje Sabah Xaka, djali i 63-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00, në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Automjetit tip Golf 6 e parkuar në oborrin e një shtëpie, i është vënë një sasi lënde plasëse, dhe nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Pronari i makinës, Vesel Xaka 63 vjeç, është punonjës i Bashkisë së Krujës, në njësinë administrative të Cudhit. Vetëm 10 ditë më parë, po në Fushë-Krujë, një tjetër automjeti që ndodhej gjithashtu i parkuar në oborr iu vendos tritol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here