Mbytja e anijes “Titanik” shokoi gjithë botën. Të mbijetuarit nga kjo tragjedi detare treguan në ato vite shumë nga momentet e fundit në bordin e saj, por dhe tani kur kanë kaluar 100 vjet sërish Titaniku dhe historitë rreth tij vazhdojnë të ngjallin kureshtje.
Një ndër personat e shumtë që ndodheshin në bord në momentin kur u mbyt Titaniku ishte Masabumi Hosono.
I vetmi japonez që i mbijetoi mbytjes së anijes Titanik, Masabumi Hosono, e humbi vendin e punës, pasi u cilësua në Japoni si një frikacak, që nuk denjoi të vdiste me pasagjerët e tjerë.