Kriza politike në vend, zyrtari i lartë amerikan vjen në Tiranë

0
386

Zv.ndihmës sekretari amerikan Methju Palmer mbërrin në Tiranë javën e ardhshme. Burime për “News24” bëjnë me dije se zv.ndihmës sekretari amerikan Palmer më 8 Prill mbërrin në Tiranë. Vizita e Palmer në Tiranë, si pjesë e një vizite rutinë në Ballkan.

Vizita e Palmer në Shqipëri vjen në një kohë kur situata politike në vend vijon të jetë mjaft e tensionuar. Opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend.

Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të pranishme në terren, për mbarëvajtjen e situatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here