Digjen dy makina gjatë natës në Durrës, zbulohet kujt i përkasin (Dyshimet e para)

0
370

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pranë zyrave të punësimit në Durrës. Nuk dihen akoma rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, nëse është aksidental apo i qëllimshëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po edhe heton edhe pistat e mundshme të incidentit.

“Më datë 03.04.2019, rreth orës 02:50, në lagjen Nr. 4 ,Durrës ka rënë zjarr në automjetin  në  pronësi të shtetasit  B.D.,50 vjeç, banues në lagjen nr 4 ,Durrës  për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç , banues në lagjen Nr 4 Durrës , i cili ishte i parkuar në afërsi.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”-njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here