Njëri ndër ish-liderët e Dhjetorit, Shenasi Rama përkujton 28 vjetorin e vrasjes së 2 prillit, ku Arben Broci dhe tre të tjerë u vranë në qendër të Shkodrës.
Rama e kujton ceremoninë e varrimit të katër heronjve të demokracisë, teksa thotë se plumbi ka qënë nisur për të por që kapi një tjetër.
Ai nuk mungon të thotë se në ceremoninë mortore të heronjve morën pjesë dhe ekzekutorët e tyre, të cilët patën dhe ndihmën e të huajve.
“Kjo ka kene dita e fundit qe kam dale legalisht ne shtetin shqiptar.Kam kene ne krye te ketij varrimi te nje krimi te parise (ne bashkepunim me te huajt) ku u vra shoku im Arben Broci dhe tre protestues.
Kam ece me nje fishek 12.7 mm ne dore te ngritur qe nga monumenti i Pese Heronjve te Vigut e deri ne varrezat e qytetit.Kam ece vetem dhe pa mbrojtje.Kam dashte qe te tjeret me e dite se fisheku ka kene per mue.Ne varrim kane kene edhe ata qe e kane urdheruar vrasjen time, edhe ata qe ekzekutuan dike tjeter…
Jena pa sy me sy dhe kemi ece secili ne rrugen e vet. edhe kjo eshte nje menyre me rrnue per me tregue”, reagon Shenasi Rama në rrjetin social.