Kuvendi thyen urdhrin e Byrosë, si u fshehën paratë dhe përfitimet e deputetëve

0
349

Mësohet se Kuvendi i Shqipërisë që prej tre muajsh, nuk ka publikuar paratë që janë paguar deputetët, si edhe përfitimet që ata kanë marrë. Pas vendimit të shtatorit,Byroja e Kuvendit mori vendimin që të bëjë transparente të gjitha shpenzimet për deputetët.

Në vendimin që mban numrin 61/2018 theksohet se: “Mbështetur në vendimin e Kuvendit nr. 61/2018, Byroja e Kuvendit, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, në mbledhjen e saj të datës 27.09.2018, vendosi të autorizojë Shërbimet e Kuvendit për publikimin në faqen zyrtare të Kuvendit në internet të shpenzimeve financiare të kryera për çdo deputet të Kuvendit. Publikimi të bëhet për çdo dy muaj. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.45487855

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. Pas miratimit të këtij vendimi, në faqen zyrtare të Kuvendit u publikuan fillimisht shpenzimet e bëra nga deputetët për periudhën janar-shtator të vitit 2018. Më pas, në mënyrë periodike u publikuan shpenzimet deri në muajin dhjetor të vitit 2018. Mirëpo, pas kësaj periudhe, në faqen e Kuvendit nuk u publikua më asnjë e dhënë. Nuk dihen arsyet e mospublikimit të informacionit mbi paratë që kanë shpenzuar deputetët.

Kjo përkon për periudhën janar-mars të vitit 2019. Ndonëse ka një vendim të Byrosë së Kuvendit, që është organi më i lartë vendimmarrës në Kuvendin e Shqipërisë, ai mesa duket nuk është zbatuar, duke rikthyer në këtë mënyrë edhe mungesën e transparencës mbi fondet që kanë shpenzuar ligjvënësit për tremujorin e parë të vitit 2019.

Edhe në zbatim të vendimit të marrë nga Byroja, këto të dhëna duhet të ishin bërë transparente çdo 2 muaj. Por në një kohë kur edhe muaji mars i vitit 2019 mbaroi, sërish në faqen zyrtare të Kuvendit nuk ka një informacion mbi paratë që kanë shpenzuar ligjvënësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here