“Janë përdhunuar drejtuese institucionesh”, gazetari ‘i përvishet’ kryebashkiakes: Pa logjikë!

0
344

Kryebashkiakja e Shkodrës,Voltana Ademi ka tronditur me deklaratat mbrëmjen e së hënës teksa fliste për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në kryeqendrën e veriut këto ditë.

E ftuar në emisionin ‘Open’, Ademi tha se në Shkodër janë ndërruar drejtuese instituncionesh sepse janë përdhunuar dhe theksoi se gazetarët i dinë rastet.

Sipas saj ndryshimi i shumë drejtuesve femra nga drejtoritë e Hipotekës dhe Spitalit në Shkodër, nuk ka qenë rastësi dhe as një çështje performance e tyre, mirëpo nuk preferoi të japë më shumë detaje.

Këtë deklaratë të kryebashkiakes e ka komentuar gazetari Edmond Arizaj. Ky i fundit me ironi shprehet se në Shkodër duhet të hapet një spital psikiatrik, dhe Ademi të jetë pacientja e parë.

Gazetari shkruan më tej se sipas tij nuk është e mundur të ketë ndodhur një ngjarje kaq e rëndë dhe të kalohet në heshtje.

“Duke lexuar se c’paska thene kryetarja e Bashkise Shkoder, mendova: Pse te mos kete edhe aty nje spital psiqatrik, mos ta kene kete privilegj vec Elbasani dhe Vlora, dhe zonja te behet pacientja e pare…Besoj me pas do kete kohe te reflektoje, se si mendohet fillimisht per familjet e atyre qe i quan te perdhunuara, apo si veprohet nese ke informacione qe ka pasur perdhunime…Nuk e di cfare guximi, apo mungese logjike duhet te kete nje grua, nene, politikane, apo kryeqytetare, te deklaroje pa asnje dridhje qerpikesh se jane perdhunuar gra, drejtoresha ne kete rast, dhe nje qytet i tere, bashke me kryetaren e tyre jane memece prej kaq kohesh…”, shkruan gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here