Më shumë se 5 orë panik në Vlorë, çfarë u gjet brenda pakos së dyshimtë që terrorizoi qytetarët

0
366

Më shumë se pesë orë ka zgjatur paniku në radhët e qytetarëve në lagjen “10 Korriku” në Vlorë pasi banorët e zonës konstatuan një lëndë plasëse në rrugën kryesore.

Pasi forcat xheniere nga Tirana kanë bërë shpërthimin e saj të telekomanduar pak para mesnate. Dyshohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti dhe ka rënë gjatë lëvizjes së tij në atë zonë.

Kanë dalë në dritë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pakoja rezultoi e pajisur me eksploziv dhe rreth 300 gramë lëndë shpërthyese C4 e komanduar me celular.

Kujtojmë që pakoja është parë fillimisht nga disa qytetarë , të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë. Policia më pas evakoi bizneset dhe njerëzit pranë zonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here