Blindohet si asnjëherë më parë Elbasani/ Zbarkojnë “Shqiponja”, RENEA dhe FNSH, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe kush u “skanua”

0
318

Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në Elbasan ditët e fundit, ku më e rënda ishte ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra, ku akoma ngjarja mbetet pa autorë. 

Sipas informacioneve Elbasani është blinduar nga Policia në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti, që prej orëve të mbrëmjes së djeshme. Praportohet se kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit, si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti, ka patrullime të forcave “Shqiponja”, RENEA dhe të FNSH-së.

Ndërkohë, mësohet se Policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë. Ka pasur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa.

Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve, por mësohet se Policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm. Ky plan masash i Policisë së Shtetit vjen pas ngjarjes së rëndë të 22 marsit, ku mbeti i vrarë avokati Ravik Gurra, ngjarje e cila ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here